26-04-2024

Prizren: Aktakuzë ndaj tre personave

Sipas aktakuzës, i pandehuri i parë K.B., me datë 30.03.2020 në kohë të pacaktuar në fshatin Greikoc – Komuna e Suharekës, posedon armë-pistoletën e prodhimit Italian të kalibrit 9×19 mm., një karikator dhe një këllëf të armës të njëjtës pistoletë dhe 55 fishekë të kalibrit 9×19 mm., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Në njoftimin ng Prokuroria, thuhet se Me këto veprime, i akuzuari K.B., ka përmbushur elementet e veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së, thuhet në komunikatë.

Ndërsa, i akuzuari i dytë L.C., në periudhën kohore prej janarit deri më 30.03.2020 në kohë të pacaktuar në fshatin Greikoc – Komuna e Suharekës, mban në pronësi, dhe me datë 30.03.2020 ia jep në posedim të akuzuarit K.B., armë-pistoletën e prodhimit Italian të kalibrit 9×19 mm., një karikator dhe një këllëf të armës të njëjtës pistoletë dhe 55 fishekë të kalibrit 9×19 mm., në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

Me këto veprime, i akuzuari L.C., ka kryer veprën penale “Mbajtja në pronësi, kontroll, ose posedim të paautorizuar të armëve” sipas KPRK-së.

Kurse, i akuzuari i tretë, Sh.Z., në periudhën kohore prej janarit deri më 30.03.2020 në kohë të pacaktuar në fshatin Greikoc, KK Suharekë posedon armë-pistoletën e prodhimit Italian të kalibrit 9×19 mm.,një karikator dhe një këllëf të armës të njëjtës pistoletë dhe 55 fishekë të kalibrit 9×19 mm. Po ashtu, armën e njëjtë e përdorë duke shtënë me të, në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armët.

“Me këto veprime i akuzuari Sh.Z., ka përmbushur elementet e veprave penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” dhe “Përdorimi i armës apo mjetit të rrezikshëm” sipas KPRK-së.Prokurori i çështjes me rastin e ngritjes së aktakuzës, i ka propozuar Gjykatës që të akuzuarit të shpallen fajtor dhe të dënohen sipas ligjit, për veprat penale të cilat u vihen në barrë”, përfundon njoftimi.​ /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.