29-12-2024

Prizren: Arestohen dy persona të dyshuar për marrje me prostitucion

Policia e Kosovës pas një pune hetimore ka arritur që pas më shumë se 3 muajsh t’i arrestojë dy persona të dyshuar për prostitucion në komunën e Prizrenit, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë të ditur se dy të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor për intervistim, ku para hetuesve policorë kanë pranuar se kanë kryer veprën për të cilën dyshohen.

Ata më pas janë liruar në procedurë të rregullt.

Asnjë koment

Comments are closed.