Prizren: Arrest shtëpiak prej 1 muajsh nënës për braktisjen e fëmijës
Departamenti i Përgjithshëm Penal, pranë Gjykatës Themelore të Prizrenit, duke vendosur sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore të Prizrenit, ia ka caktuar masën e arrestit shtëpiak në kohëzgjatje prej një muaji të pandehurës me iniciale V.Z. nga fshati Brekoc, Komuna e Gjakovës.
Kjo për shkak të dyshimit të bazuar se ka kryer veprën penale keqtrajtimi apo braktisja e fëmijës.
Në përshkrimin e lëndës, ndër tjera thuhet se nga muaji prill 2018, në Prizren si prind – nënë e pandehura shkel detyrimin e saj për përkujdesje dhe edukim të fëmijëve të saj të mitur, së cilës edhe sipas vendimit të Gjykatës – ujdisë gjyqësore, fëmijët në fjalë i janë besuar në ruajtje,kujdes dhe edukim të saj.
Ajo me datën 30 mars 2018, largohet nga shtëpia duke i braktisur fëmijët dhe duke mos treguar fare vendndodhjen e saj dhe në këtë mënyrë rrezikon jetën dhe shëndetin e tyre.