19-04-2024

Prizren: Komuna lehtëson shërbimet për regjistrim të veturave

Prizrenasit prej sot nuk të kenë nevojë të sorollaten, nëpër dy objektet e komunës, për t’i regjistruar veturat e tyre, pasi komuna njofton se ka bërë një organizim të ri teknik.

 

Referuar zyrtarëve, prej për regjistrimin e veturës, duhet të paguhet taksa komunale rrugore në shumë prej 10 euro në Drejtorinë për Ekonomi dhe Financa (DEF), që ndodhet përballës ndërtesës kryesore të PTK-së.  Për ta kryer këtë pagesë, paraprakisht duhej të shkohej në sportelet e Drejtorisë së Shërbimeve Publike, në ndërtesën kryesore komunale, për ta marr faturën e menaxhimit të mbeturinave.

Pos njoftimit në “facebook”,  kryetari i Komunës, Mytaher Haskuka, ka shkruar se tashmë qytetarët faturën e menaxhimit të mbeturinave mund ta marrin në sportelin numër 8 në DEF,  ku edhe do të kenë mundësinë ta kryejnë pagesën dhe menjëherë më pas ta paguajnë edhe taksën rrugore komunale, pa pasur nevojë të enden në Drejtorinë e Shërbimeve Publike.

 

Në një njëjtin vend, ndërkaq vazhdon të merret edhe dëshmia e nevojshme për tatimin në pronë. Pjesa tjetër e procedurave për regjistrim të automjeteve bëhet në qendrën përkatëse, në afërsi të ndërtesës së ATK-së.

 

Asnjë koment

Comments are closed.