24-11-2024

Prizren: Arrestohen 73 persona, kërkoheshin nga organet e drejtësisë

Policia në Prizren njoftoi për arrestimin e 73 personave, të kërkuar nga organet e drejtësisë, ndërsa aksioni do të vazhdojë, raporton “Gazeta e Prizrenit”.

Referuar njoftimit, Drejtoria Rajonale e policisë ne Prizren, në bazë të planit operativ realizimi i urdhëresave të Gjykatave Themelore, gjatë periudhës kohore  13-17 nëntor 2023 ka realizuar 73 urdhëresa të gjykatave kompetente për vepra të ndryshme penale.

Policia në Prizren, njoftoi se do të vazhdojë edhe në ditët në vijim me realizimin e urdhëresave ndaj personave që ende nuk i janë përgjigjur thirrjes së gjykatës.

Me ketë rast policia rajonale e Prizrenit i falënderon qytetaret për bashkëpunim me policinë, nëse kanë informacione për personat që janë të kërkuar nga organet e rendit, të njoftojnë menjëherë policinë, dhe stacionet më të afërt të policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” ose për  mes numrit të telefonitë 192 dhe 02 244 355.

Asnjë koment

Comments are closed.