15-07-2024

Festë për kualifikimin në Euro 2024, kjo është këngëtarja që do të performojë në “Air Albania”

Sa më shumë kalojnë minutat, aq më shumë shtohen emocionet. Shqipëria pret sonte në shtëpi Ishujt Faroe, në një sfidë që do të kthehet në festë, për shkakun se djemtë e Sylvinhos kanë siguruar një biletë për në Europian.

Ndërkohë që është zbuluar edhe programi festiv i mbrëmjes së sotme. Gjithçka nis në orën 17:45 kur bëhet futja e tifozëve në stadium, duke vijuar më pas me koreografinë para ndeshjes.

Në stadium për kombëtaren, tifozët dhe të gjithë shqiptarët do të performojë Ansambli i Këngëve dhe Valleve, teksa pas ndeshjes do të këndojë Juliana Pasha

 

Asnjë koment

Comments are closed.