25-11-2024

Prizren: Arrestohen dy persona, dyshohet se shpërndanin para të falsifikuara

Hetuesit policorë nga Njësia Rajonale për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsionit në Prizren, kanë trajtuar një informatë nën dyshimin se dy persona janë të përfshirë në veprën penale ‘falsifikimit i parasë’, respektivisht shpërndarjen e parasë së falsifikuar.

Pas pranimit te informatës janë ndërmarrë veprime hetimore në koordinim me Prokurorinë e Shtetit dhe me patrullat policore të Stacionit Policor Prizren, sot më 14.03.2023, në rrugën magjistrale Prizren-Vërmicë janë ndaluar dy automjete, me të cilat dyshohej se po bëhej shpërndarja e parasë së falsifikuar.

Pas kontrollit të automjeteve, në automjetin e parë janë gjetur:

•          Monedha në sasi prej 850 x  2 = 1700 euro.

Ndërsa ne automjetin e dytë janë gjetur:

•          Monedha në sasi prej 2 X 2=4 4uro

•          Një kallëp metalik rrethor i zbrazët i monedhës metalike dy euro (shabllon),

•          Pesë copa te vogla metalike rrethore të monedhës dy euro (shabllone) dhe

•          Katër telefona mobil.

Totali i parave të sekuestruara është:

•          1704 euro monedha metalike (nga dy euro).

Me urdhër të prokurorit janë kontrolluar dy shtëpi, pronë e të dyshuarve: B.D. dhe T.K., të njëjtit janë intervistuar në prezencë të avokatëve mbrojtës.  Të dyshuarit me aktvendim të prokurorit janë ndaluar për 48 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.