19-05-2024

Arrestohen tre shqiptarë në Serbi, dyshohen për kontrabandim me njerëz

Në hyrje të Serbisë në vendkalimin kufitar Batrovci, janë arrestuar N.K., (38 vjeçar) dhe R.K., (41 vjeçar) nën dyshimin se kanë kryer veprën penale të kalimit të paligjshëm të kufirit shtetëror dhe kontrabandës me njerëz.

Shoferi N.K., dhe pasagjeri R.K., dyshohet se kanë fshehur në autobus, në vendpushimin e shoferit një person 23 vjeçar, i cili kishte me vete letërnjoftimin e dikujt tjetër dhe pas konstatimit të identitetit të tij të vërtetë, u konstatua se ndaj tij është shpallur kërkimi në Interpol nga një shtet evropian, raportojnë mediat serbe.

N.K., dhe R.K., janë mbajtur deri në 48 orë, pas së cilës me kallëzim penal do të paraqiten në Prokurorinë Themelore të Mitrovicës, ndërsa kundër 23 vjeçarit në fjalë është ngritur kallëzim kundërvajtës për përdorim të letërnjoftimit të dikujt tjetër.

I njëjti ëshrë dërguar në paraburgim dhe pritet të dërgohet në ekstradim së shpejti.

Asnjë koment

Comments are closed.