07-05-2024

Parashikimi i motit për sot (e mërkurë)

Gjatë orëve të pasditës do të depërtojë fronti i ftohtë, i cili do të sjellë reshje shiu e bore, lokalisht në formë të rrebesheve.

Deri në orët e mbrëmjes, reshjet e borës pritet të shtrihen në pjesën dërrmuese të vendit, me përjashtim për zona të pakta të Rrafshit të Dukagjinit. Lokalisht reshjet do të jenë të dendura.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të luhaten prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 10°C. Gjatë kalimit të frontit pritet ulje e shpejtë e temperaturave./MK

Asnjë koment

Comments are closed.