26-04-2024

Prizren: Arrestohen dy të dyshuar për therjen e të riut në Prizren, pas mosmarrëveshjeve në rrjete sociale

Një përleshje ka ndodhur mbrëmë në Prizren, ku një person ka mbetur i plagosur si pasojë e therjes me thikë. Dy personat e dyshuar janë arrestuar menjëherë dhe tashmë janë ndaluar nga Prokuroria.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se dy të arrestuarit janë Besart dhe Rilind Zekolli.

Sinjali mëson se ata dyshohen se pas një mosmarrëveshjeje që kishin pasur me viktimën në rrjete sociale, të njëjtin e kanë sulmuar me mjet të mprehtë, duke i shkaktuar atij lëndime trupore.

Si pasojë e lëndimeve të marra, i riu është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Prizren, ku ka marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Të dyshuarit me urdhër të prokurorit janë ndaluar për 48 orë dhe të njëjtit do të hetohen nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Lëndim i lehtë trupor’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.