19-05-2024

Prizren: Arrestohet 25-vjeçari i dënuar me afër 4 vjet burg

Një person nga Prizreni, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit.

Referuar njoftimit, Stacioni Policor në Prizren, është duke realizuar edhe ekzekutimin e  urdhëresave dhe urdhër arresteve të lëshuara nga gjykatat kompetente.

Policia ka arrestiuar të dysharin dje pasdite në qytet, në bazë të urdhëresës së lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren.

“Me 15.05.2023,  rreth orës 17:10,  në Prizren është realizuar urdhër arresti i Gjykatës Themelore në Prizren. Me urdhër arrest ishte në kërkim personi S.K. 25 vjeçar, i cili me vendim të plotfuqishëm  ishte i dënuar me dënim me burg për 3 vjet e 9 muaj. I kërkuari, pasi që janë kryer procedurat ligjore, nga policia  e Stacionit Policor të Prizrenit është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinës”, thekson raporti.

Nga njofimt e Policisë,  del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata. /GazetaePrizrenit. net/

Asnjë koment

Comments are closed.