08-09-2024

Prizren: Arrestohet Besnik Ukaj,  i kërkuar nga Policia

Prizren: Arrestohet Besnik Ukaj,  i kërkuar për vrasje në tentativ

Policia njoftoi se sot, me datën 15.07.24 Sektori Rajonal i Hetimeve nga Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren në bashkëpunim edhe me njësit tjera policore nga Drejtoria e Përgjithshme kanë arrti që të lokalizojnë të dyshuari B.U. mashkull 37 vjeçar, nga Prizreni i cili ishte në kërkim policor që nga 17.05.2024.
I dyshuari është lokalizuar dhe është arrestuar ne Fushe Kosovë.

Burime të portalit Gazeta e Prizrenit, njoftojnë se fjala është për Besnik Ukajn.

I dyshuari ishte i kërkuar për dyshime se me datë 17 maj 2024 në fshatin Nashec, në Prizren ka shtënë me armë zjarri në drejtim të një personi tjetër, me atë rast viktima ka pësuar lëndime nga plumbat e armës së zjarrit.

Personi në fjalë është i dyshuar edhe për disa vepra tjera dhe në kërkim policor gjithashtu.

“Policia e Kosovës ofron siguri për qytetarët e saj pa dallim dhe do të vazhdoj me intensitet të shtuar që personat që janë në kërkim sa më parë ti ndaloj dhe ti dërgoj para organeve të drejtësisë”, thuhet në njoftimin e PK-së. /Gazeta e Prizrenit

Asnjë koment

Comments are closed.