19-04-2024

Prizren: Arrestohet e dërgohet në burg i kërkuari nga gjykata

Një person nga Prizreni është arrestuar pasi po kërkohej nga organet e drejtësisë.

Në raportin e Policisë, thuhet se arrestimi është bërë në rrugën “Dragomani” , raporton Gazeta e Prizrenit.

“Në bazë të urdhëresës së Gjykatës, është arrestuar i kërkuari mashkull kosovar dhe i njëjti është dërguar në vuajtje të dënimit në burgun e Prishtinë”, thuhet në raportin e PK-së. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.