24-11-2024

Prizren: Arrestohet edhe një pronar lokali  

Në Prizren edhe sot raportohet për një person të arrestuar, për mosrespektim të masës së caktuar si preventivë kundër Koronavirusit nga Qeveria e Kosovës, raporton Gazeta e Prizrenit.

Sipas policisë, rasti ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00, në rrugën e Kukësit.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull  kosovar, i cili nuk kishte zbatuar vendimin për mbyllje të lokaleve. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajte”, thuhet në raportin e policisë. / GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.