20-04-2024

Vdekje e dyshimtë në Lubinjë të Poshtme të Prizrenit

Një mjek nga radhët e komunitetit boshnjak ka ndërruar jetë të martën në mëngjes derisa po shkonte në vendin e tij të punës.

Zëdhënësi i Policisë rajonale të Prizrenit, Shaban Osmanollaj ka bërë të ditur se ky rast me urdhër të prokurorit është cilësuar si vdekje e dyshimtë.

“Rasti ka ndodhur, sot rreth orës shtatë. I ndjeri, derisa ka qenë duke shkuar në punë, në fshatin Lubinjë e Poshtme dyshohet se ka ndërruar jetë, në automjetin e tij. Me urdhër të prokurorit, trupi dërgohet në IML”, ka thënë Osmanollaj për Kohën.

Sipas hetimeve fillestare dyshohet se i ndjeri ka pësuar sulm në zemër, por se për konfirmimin e shkakut të vdekjes pritet raporti i IML-së.

Osmanollaj ka konfirmuar se i ndjeri nga radhët e komunitetit boshnjak ka qenë 61 vjeç dhe  me profesion mjek.

Asnjë koment

Comments are closed.