Prizren, arrestohet hajni i bizhuterive
Sipas policisë, një person është arrestuar pasi është zënë në flagrancë duke vjedhur në shtëpinë e viktimës.
Policia ka njoftuar se nga vendi i ngjarjes kanë arritur që të arratisen edhe dy persona të dyshuar. Njësitet policore janë në kërkim të tyre.
Ndërsa tek personi i dyshuar policia ka gjetur bizhuteri dhe gjësende tjera të vjedhura.
Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje./kallxo.com/