23-11-2024

Prizren: Arrestohet i dyshuari pasi vodhi para në Kryqin e Kuq

Në Prizren policia ka arrestuar të dyshuarin kosovar, pasi i njëjti kishte depërtuar me forcë në objektin e Kryqit të Kuq dhe kishte vjedhë një kuti qelqi në të cilën kishte para me qëllime bamirësie.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar i cili me përdorim force kishte depërtuar në objektin e Kryqit të Kuq dhe kishte vjedhë një kuti qelqi në të cilën kishte pas para për qëllime bamirësie vlera e të cilave nuk dihet”, thuhet në raportin 24-orësh të Policisë.

Pas intervistimit i dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë. /GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.