25-04-2024

Prizren: Arrestohet një 28 vjeçar, i sekuestrohen dy pushkë automatike

Policia njofton se është arrestuar V.S (28-vjeçar), pasi gjatë kontrollit nga njësitet policore, iu gjetën 20 fishekë, ndërsa në shtëpi edhe dy pushkë automatike AK-47 dhe dy karikatorë.

Në njoftim thuhet se rasti ka ndodhur në orët e para të ditës së sotme, ku nga ana e zyrtarëve policorë patrullues është ndalur për kontroll në komunikacion automjeti “VW Golf-4”, me targa regjistrimi të shtetit Bullgar.

“Nen ulësen e ngasësit te këtij automjeti – te dyshuarit V.S.( 28 vjeçar) janë hasur njëzet cope fishekë te kalibrit 7.62mm te cilat me pas janë sekuestruar nga ana e krim teknikut ne cilësinë e dëshmisë materiale . Rastit, ne vendngjarje i përgjigjen edhe hetuesit policor nga te cilet ndermirën masat e duhura”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.