Arrestohet një i dyshuar për armëmbajtje pa leje në Suharekë
Njësiti i hetimeve të Stacionit Policor Suharekë përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se i dyshuari B.K. (viti i lindjes 1988, mashkull kosovar shqiptar) nga fshati Budakovë e Suharekës posedon armë ilegale.
Policia njoftoi se me urdhër të prokurorit të shtetit është kryer kontrolle në shtëpinë dhe objektet përcjellëse të të dyshuarit ku janë gjetur dhe sekuestruar: një (1) armë gjuetie e kalibrit 12 GA, nëntë (9) fishekë të kalibrit 7.62 mm dhe dy (2) fishekë të kalibrit 12 GA të cilat do të përdorën dëshmi për gjykatën.
“Prokurori i shtetit ndaj të dyshuarit ka lëshuar masën e ndalimit për 48 orë për veprën penale ‘’ Mbajtje ne pronësi kontroll, posedim apo shfrytëzim ia pa autorizuar i armës dhe municionit’’.
P.S Foto nga arkivi