Prizren: Arrestohet një i kërkuar, dërgohet në burg
Mëngjesin e sotëm, më 13 maj 2025, është arrestuar në rrugën “Besim Behluli” në Prizren personi i kërkuar Gentian Kitmiri, rreth 29-vjeçar.
Sipas burimeve, Kitmiri ishte në kërkim policor, në bazë të një urdhër-arresti të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prishtinë, për veprën penale të “posedimit të paautorizuar të narkotikëve”, shkruan Gazeta Sinjali. Arrestimi i tij është bërë në kuadër të planit operativ “Pranvera”, që ka për qëllim ekzekutimin e urdhër-arresteve aktive në të gjithë vendin.
Pas ndalimit, i dënuari është dërguar në Qendrën e Paraburgimit në Hajvali, ku ka nisur vuajtjen e dënimit me burg efektiv në kohëzgjatje prej 1 viti e 6 muaj.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.