24-11-2024

Prizren: Arrestohet një person i dyshuar, kanosi gjyqtaren

Policia ka njoftuar se ka arrestuar personin e dyshuar A.D. (1976) , i cili përmes rrjeteve sociale ka kanosur gjyqtaren.

Sipas njoftimit, i dyshuari në prezencë të avokatit mbrojtës ka pranuar veprën e kryer.

Siç ka deklaruar ai, gjyqtaren e ka kanosur nëpërmes rrjeteve sociale për arsye se e njëjta e kishte dënuar më herët për një rast tjetër.

“I njëjti është shoqëruar në Sektorin e Hetimeve Rajonale në Prizren ku është intervistuar në prezencë të avokatit mbrojtës ku i njëjti ka pranuar se ka kanos gjyqtaren nëpërmes rrjeteve sociale për arsye se e njëjta e kishte dënuar me herët për një rast tjetër”, thuhet në njoftim.

Asnjë koment

Comments are closed.