19-05-2024

Nxënësi 12-vjeçar kapet me armë në Rogovë të Hasit, ia gjen mësuesja

Një nxënës është kapur me armë në shkollën “Haxhi Hoti” në fshatin Rogovë.

Burimet e Gazetës Sinjali kanë bërë me dije se bëhet fjalë për një të mitur, të moshës 12-vjeçare, te i cili është gjetur një armë zjarri.

Posa rasti u denoncua, njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë sekuestruar armën, teksa nxënësi është shoqëruar në stacion policor, ku në prezencë të prindit është intervistuar lidhur me rastin.

Kujtojmë se kohëve të fundit janë iniciuar plot raste për armëmbajtje pa leje nga personat e mitur të cilat po trajtohen nga prokuroritë respektive.

Asnjë koment

Comments are closed.