Prizren: Arrestohet një person i kërkuar nga gjykata dërgohet në burg
Një person nga Prizren, por që kërkohej nga organet e drejtësisë është arrestuar nga Policia, raporton Gazeta e Prizrenit.
Sipas raportit të Policisë arrestimi është bërë në bazë të urdhëresës së lëshuar nga gjykata.
Nuk jepen detaje se për çfarë vepre ishte dënuar, por njoftohet se ai është dërguar në vuajtje të dënimit.
Nga raportet e Policisë, del se kohët e fundit janë shtuar rastet e arrestimit të personave, ndaj të cilëve ka urdhëresa nga gjykata. /GazetaePrizrenit. net/
Lexo edhe:
Reagon LDK për suficitin buxhetor: Shaqir Totaj, a je ti?!! (Video)