26-04-2024

Reagon LDK për suficitin buxhetor: Shaqir Totaj, a je ti?!! (Video)

LDK në Prizren i ka kërkuar llogaridhënie kryetarit të Prizrenit, Shaqir Totaj pasi sipas tyre suficiti buxhetor i Komunës së Prizrenit për vitin 2022 është 20%.

Sipas disa kuvendarëve opozitar lokal, Komuna e Prizrenit gjatë vitit 2022 nuk ka arritur që t’i shpenzojë afër 10 milionë euro nga granti qeveritar, mjete këto që janë kthyer në thesarin e Qeverisë.

Përmes publikimit të një video-inicizimi LDK ia ka kujtuar Totajt, reagimet e tij si opozitar ndaj ish-kryetarit Haskuka, derisa ka parashtruar edhe pyetjen: Shaqir Totaj, a je ti?!!

Postimi i plotë:

Shaqir Totaj, a je ti?!!

Çdo suficit buxhetor mbi 9%, është tregues i korrupsionit të mundshëm!

Kështu kishte deklaruar kryetari në fushatë zgjedhore për dështimet e qeverisjes së kaluar, duke aluduar me të drejtë se “Suficiti buxhetor është tregues I korrupsionit të mundshëm”.

Tani është koha për llogaridhënie. Kryetar, qysh të tepruan 20%?

Asnjë koment

Comments are closed.