23-11-2024

Prizren: Arrestohet një person, kanosi një femër në rrjete sociale

Një person është arrestuar mbrëmë në Prizren, pasi i njëjti dyshohet se përmes rrjeteve sociale ka kanosur një femër.

Sipas policisë, gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe sekuestruar një pistoletë, dy pushkë gjuetie dhe  shtatë gëzhoja të kalibrit të panjohur

 

”Është arrestuar i dyshuari mashkull K/Shqiptar pasi që i njëjti përmes rrjeteve sociale kishte kanosur viktimën femër K/Shqiptare ndërsa gjatë kontrollit në shtëpinë e tij i është gjetur dhe sekuestruar: një pistoletë, dy pushkë gjuetie dhe  shtatë gëzhoja të kalibrit të panjohur. I dyshuari pas intervistim me vendim të prokurorit është ndaluar për 48-orë”, thuhet në raportin e PK.

 

Asnjë koment

Comments are closed.