05-05-2024

Prizren, arrestohet një person për imponimin e deklaratave të rreme gjatë procedurës penale

Njësia rajonale për hetimin e krimeve ekonomike dhe korrupsionit në Prizren më 22 tetor ka arrestuar katër persona të dyshuar për veprat penale fajde dhe detyrim.

Sot, gjatë intervistimit të të dëmtuarve-dëshmitarëve, të njëjtit kanë deklaruar se i dyshuari B.Sh, mashkull k/shqiptar (vëllai i njërit nga të pandehurit), pas caktimit të paraburgimit nga gjykata kompetente, i dyshuari nga avokati i autorizuar i vëllait, kishte marrë kërkesën për caktimin e paraburgimit, në të cilin dokument ishin të përmendur emrat e të dëmtuarve, që të pandehurit iu kanë dhënë para me fajde.

Në kumtesën e Policisë, thuhet se duke shfrytëzuar këtë dokument, i dyshuari B.Sh. kishte arritur t’i takojë 6 nga të dëmtuarit-dëshmitarët e rastit, ku duke përdorur kanosjen serioze i detyron për të dhënë deklarata të rreme pranë organeve policore, prokurorit apo gjyqtarit, ku informacionet e tilla ndërlidhen me pengimin e procedurës penale që po zhvillohet  ndaj të pandehurve.

“I dyshuari B.Sh. është intervistuar, ndërsa pas intervistimit prokurori i çështjes ka lëshuar aktvendimin mbi ndalimin e tij”, thuhet në njoftim./GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.