24-11-2024

Prizren: Arrestohet një person për shkak të tentim dhunimit te stacioni hekurudhor

Personi i dyshuar me inicialet B. B është arrestuar nga policia në Prizren, për shkak të tentim dhunimit të një vajze, të moshës 20 vjeçare, tek stacioni hekurudhor,  transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Njëri nga zyrtarët rajonal të policisë në Prizren, Vesel Gashi, konfirmoi për portalin “GazetaePrizrenit” se  i dyshuari i moshës 25 vjeçare,  me urdhër të  Pokurorit është ndal për 48 orë.

Rasti ka ndodhur dy ditë më parë, rreth orës 23:00,  tek stacioni hekurudhor në Prizren, në rrugën “De Rada”.

Asnjë koment

Comments are closed.