14-05-2024

Në Vlahen të Hasit varroset ish-luftëtari i UÇK-së, Miftar Kovaçi (foto)

Familjarë dhe bashkëluftëtarë të shumtë nga Kosova, sot në fshatin Vlahnë të Hasit të Shqipërisë,  në lamtumirën e fundit të bashkëveprimtarit të tyre të UÇK-së, Miftar Kovaçit, vlerësuan si të paharruar ndihmën e tij në kohërat e vështira të Kosovës, duke theksuar se për këtë kontributi i tij do të mbetet i paharruar, shkruan “GazetaePrizrenit.net”.

Miftar Kovaçi humbi jetën tragjikisht në një aksident të rëndë trafiku, një ditë më parë.

Fotografia e Smajl Latifi

Në ceremoninë e varrimit të tij morën pjesë shumë ish-luftëtarë nga Kosova, në mesin e të cilëve dhe kryetari i Komunës së Rahovecit, Smajl Latifi, pastaj veprimtari Fetah Bekolli, etj.

Kryetari i Rahovecit, Latifi në fjalën e mbajtur ka shprehur mirënjohje të thellë për veprën e Kovaçi në shërbim të luftës për çlirimin e Kosovës!

“Kontributi i tij ka lënë gjurmë të pashlyeshme në kujtesën time dhe bashkëluftëtarëve të mi. Ngushëllime familjes, hasjanëve dhe gjithë liridashësve kudo ndodhen!  Emri i Miftar Kovaçit, kurrë mos u harroftë!”, ka thënë ai.

Do theksuar se me fillimin e veprimeve të UÇK-së, një pjesë e banorëve të fshatrave të Hasit të Shqipërisë, përfshirë edhe ata të Vlahnës kanë ndihmuar çlirimtarët e Kosovës në bartjen e armëve, për në vatrat e luftës. Kjo dëshmohet edhe në librin e legjendës së luftës, Ramush Haradinajt, ku ndër tjera përmendet edhe kontributi i familjes së Avdi Sokolit nga Vlahna. /GazetaePrizrenit.net/

Fotografia e Smajl Latifi

Fotografia e Smajl Latifi

Asnjë koment

Comments are closed.