Një person është arrestuar në Prizren pasi së bashku me një tjetër të dyshuar kanë sulmuar një person.
Sipas njoftimit nga Policia, viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa i dyshuari është dërguar në mbajtje.
”Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që ai në bashkëpunim me një të dyshuar tjetër, i cili është në arrati, kanë sulmuar viktimën mashkull kosovar. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor, ndërsa me vendim të prokurorit i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në njoftim.
Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”.