23-11-2024

Prizren: Arrestohet një person si i dyshuar për vdekjen e punëtorit që ra nga ndërtesa

Një person është arrestuar të shtunën në Prizren si i dyshuar për vdekjen e një punëtori që ishte rrëzuar nga kati i tretë- më 13 shtator.

Thuhet se i dyshuari pas intervistimit me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje dhe se policia po vazhdojnë ta hetojnë rastin.

Viktima ishte 48 vjeçari, Janer Kajmakçi i cili ishte dërguar në emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit ku si pasojë e plagëve kishte ndërruar jetë.

I ndjeri, punëtori, ishte rrëzuar nga objekti në të cilin ishte duke punuar, më pas vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësorë i emergjencës.

Lidhur me rastin është njoftuar Inspektorati i Punësi dhe prokurori. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për autopsi. /Gazeta Sinjali

Asnjë koment

Comments are closed.