Prizren: Arrestohet një person, sulmoi fizikisht zyrtarët e KEDS-it
Në Prizren është arrestuar një person shkaku i sulmit ndaj një punëtori të KEDS-it, raporton Gazeta e Prizrenit.
Rasti ka ndodhur derisa në zyrtarët e KEDS-it po kryenin detyrën në ç’ kyçje të konsumatorëve në rrugën “Ardian Zurnagjiu”.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar për shkak se kishte sulmuar fizikisht zyrtarët e KEDS-it derisa ishin duke kryer punën e tyre në ç’ kyçje të konsumatorëve. Me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin e Policisë,