Prizren: Arrestohet pasi i mori 17 mijë euro për t’ia siguruar një vizë pune
Në Prizren një person është arrestuar si i dyshuar për mashtrim duke i marrë 17 mijë euro për sigurimin e një vize pune.
“Pas hetimeve intensive me 15.03.2023 është identifikuar dhe arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që kishte arrit të mashtroj viktimën mashkull kosovar, ku i kishte marr 17.000 euro në këmbim të sigurimin të një vize pune. Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e PK-së.