25-11-2024

Prizren: Arrestohet për kërcënim të policit, që e dënoi për përdorim telefoni gjatë vozitjes

Rasti ka ndodhur në rrugën “Remzi Ademaj” në Prizren. I dyshuari është arrestuar dhe rasti është konfirmuar tashmë edhe nga Policia.

Personi që dyshohet se gjatë shqiptimit të një tikete kundërvajtëse në trafik, ka kanosur dhe fyer një zyrtar policor, me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje.

Gazeta Sinjali ka mësuar se bëhet fjalë për H. P, rreth 33-vjeçar.

I dyshuari është futur në sherr me policin pasi e dënoi për përdorim të telefonit gjatë ngasjes.

Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit për veprën penale “Kanosje ndaj personit zyrtar”.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Asnjë koment

Comments are closed.