Një person është arrestuar për shkak të posedimit të substancave narkotike në Prizren, ndërsa gjatë kontrollit është vërtetuar se ai ishte në kërkim nga organet e drejtësisë.
Sipas policisë, rasti ka ndodhur në rrugën “Brigada 128”, transmeton Gazeta e Prizrenit.
“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që gjatë kontrollit tek i njëjti i është gjetur një sasi substancë e dyshuar narkotike e llojit marihuanë ndërsa gjatë verifikimit është vërtetuar se i njëjti është i kërkuar nga Gjykata Themelore Prizren i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e Policisë./GazetaePrizrenit.net