23-04-2024

Prizren: Arrestohet personi i kërkuar, dërgohet në vuajtje të dënimit për 8 muaj

Sot, në mesditë, njësiti policor për realizimin e urdhëresave të gjykatës të Stacionit Policor Prizren, ka lokalizuar vendqëndrimin dhe ka arrestuar te dyshuarin E.B., (20-vjeç) nga Prizreni.

I njëjti ka qenë në kërkim policor ndërsa arrestimi i tij është bërë në rrugën “Afrim Bytyqi” në bazë të urdherarrestit të lëshuar nga Gjykata Themelore në Prizren, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”.

Pas arrestimit të personit të kërkuar, nga njësitet përkatëse policore ai është dërguar në Qendër të Paraburgimit në Dubravë në vuajtje të dënimit në kohëzgjatje prej 8 muajve burgim./IO

Asnjë koment

Comments are closed.