08-05-2024

Prizren: Arrestohet shtetasi rumun për mashtrimin që kishte bërë vitin e kaluar

Stacioni Policor në Prizren ka njoftuar se pas një pune hetimore të njësiteve relevante policore, dje ka arritur  ta identifikojë dhe arrestojë të dyshuarin A.K., shtetas rumun, i cili ishte në kërkim policor.

Ai kërkohej nën dyshimin se ishte përfshirë në një rast të mashtrimit në Prizren.

Sipas policisë, A.K, me datë 10 korrik 2018, në një filiale të një banke, ka kryer  një mashtrim, i cili ka marrë një shumë të konsiderueshme parash  duke e futur në lajthitje punëtoren e këtij filiali.

Lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme procedurale, duke përfshirë intervistimin e personit të dyshuar, ku pas intervistimit të njëjtit me urdhër të prokurorit të shtetit i është shqiptuar masa e arrestit për 48 orë.

Asnjë koment

Comments are closed.