12-07-2024

Prizren: Atmosferë feste për Bajram, urohet për mirëqenie e solidaritet!

Sot myslimanët festojnë Bajramin e Kurbanit.

Siç ka njoftuar BIK, namazi i Bajramit është falur në orën 5:34.

Në mëngjes në xhamitë dhe në teqetë e rajonit të Prizrenit, është falur namazi i Bajramit të Kurbanit, ku qytetarët e shumtë kanë kryer faljen e namazit, transmeton “Gazeta e Prizrenit”.

Me këtë rast, përfaqësues fetarë, zyrtarë komunal dhe ata të subjekteve politike të Prizrenit, kanë uruar qytetarët e besimtarët islam.

Në mënyrë tradicionale, pas faljes së Bajramit, në Prizren kanë nisur  vizitat nëpër familje.

Në selinë e Këshillit të Bashkësisë Islame të Prizrenit organizohet pritje solemne.

Me këtë rast uron edhe redaksia e portalit “GazetaePrizrenit.net”:

Harmoni, mbarësi e çdo të mirë në familjen tuaj!

ME FAT!

 

Asnjë koment

Comments are closed.