23-04-2024

Prizren: Atmosferë feste për Bajramin e Kurbanit

Besimtarët e fesë islame si në mbarë botën ashtu edhe në rajonin e Prizrenit po festojnë Bajramin e Kurbanit, i cili tek shqiptarët njihet ndryshe edhe si Bajrami i Vogël, raporton Gazeta e Prizrenit.

Manifestimet përkatëse janë mbajtur në xhamit dhe në teqe me lutje për mirësi, harmoni e respekt

Me rastin e festës së Kurban – Bajramit, Këshilli i Bashkësisë Islame në Prizren, si tradicionalisht organizon pritje në selinë e Kryesisë.

Me një mesazh urimi, besimtarëve islam u është drejtuar edhe kreu i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj: “Uroj të keni shëndet, paqe dhe dashuri në familjet tuaja!”, thuhet në urimin e tij.

Ndërkaq, këtë ditë po e karakterizojnë të reshurat e shiut, që ka nisur qysh dje pasdite.

Festa e Bajramit të Kurbanit shënon kulmin e pelegrinazhit në Mekë, vendi më i shenjtë për myslimanët. Çdo vit besimtarët ndjekin ritualin e pelegrinazhit drejt Mekës.

Me këtë rast edhe redaksia e portalit “Gazeta e Prizrenit” ua uron festën të gjithë besimtarëve islam. Me FAT!

/Gazeta e Prizrenit!

 

 

Asnjë koment

Comments are closed.