27-11-2024

Prizren: Defekt në një gyp furnziues, disa zona pa ujë

Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Hidroregjioni Jugor “ në Prizren njoftoi konsumatorët, për një defekt që ka ndodhur, sot nga ora  04:00 e mëngjesit, në gypin transportues fi 400 mm në rrugën ” Tirana”, raporton Gazeta e Prizrenit.

Për këtë shkak pa furnizim të ujit kanë mbetur këto zona:

Lagja Bajram Curri

Rr. Jeta e Re

Lagjja Arbana

Një pjesë e lagjes Ortakoll

Fsh.Vlashnje

Një pjesë e Rrugës së Nashecit

Në njoftim, thuhet se ekipet e Operativës janë duke punuar, dhe me rastin e sanimit të defektit, do të rikthehet furnizimi i rregullt tek të gjithë konsumatorët. /GazetaePrizrenit.net

Asnjë koment

Comments are closed.