27-07-2024

Prizren: Dega e LDK-së kremtoi 34 vjetorin e themelimit ( foto – video )

Dega e LDK-së në Prizren, me një tubim mbrëmë kremtoi 34 vjetorin e themelimit.

Në ceremoninë e mbajtur, morën pjesë drejtues të lartë të partisë, përfshirë edhe kryetarin Lumir Abdixhiku. Pos tij, të pranishmëve të shumtë iu drejtua edhe kryetari i degës, Driton Selmanaj, njëherësh deputet i Parlamentit të Kosovës. Ata ua ndanë libreza një numri të të rinjve, të cilët aderuan në LDK.

Mund të jetë një imazh i 8 persona dhe turmë

“Unë zgjedh të ardhmen e ndritshme. Atë që varet nga ne. Atë që vazhdon rrugën tonë identitare, të një shtetit të pavarur e sovran, të anëtarësuar në NATO dhe BE, e me miqësi të përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Prizreni, duhet të zgjedhë këtë rrugë; si paraprirje e një ngritje rugoviste gjithëkombëtare, si një vulë e padiskutueshme e fitores sonë të madhe! Le të bëhemi bashkë. Le të qëndrojmë krah njëri tjetrit. Le t’i japim vetes një familje të fortë politike, e t’i japim Kosovës, fëmijëve tanë e gjeneratave të tjera, një të ardhme euroatlantike” tha Abdixhiku.

Mund të jetë një imazh i 6 persona

Selmanaj ndërkaq pos tjerash, hodhi kritika edhe ndaj qeverisjes lokale të Prizrenit, të cilën e vlerësoi si abuzuese të parasë publike dhe nepotiste.

Në tubim morën pjesë personalitete dhe veprimtarë të hershëm e të tashëm të këtij subjekti, që tubimin e nisi me një video-përkujtim kushtuar veprimtarisë  së liderit të saj, ish-Presidentit Dr. Ibrahim Rugova.

Mund të jetë një imazh i turmë dhe teksti

Në cilësinë e mysafirëve nga partitë tjera ishin Artan Abrashi nga Vetëvendosje si dhe përfaqësues të subjekteve të tjera politike përfshirë edhe ata nga komunitetet. / Gazeta e Prizrenit

 

Asnjë koment

Comments are closed.