25-04-2024

Prizren: Deklarohet pronari i ri i “Lirisë”, Raman Kiçe

Klubi futbollistik Liria e Prizrenit është bërë me pronar të ri. Kjo është njoftuar sot në një konferencë për shtyp të organizuar nga klubi prizrenas. Raman Kiçe-KA-Sportmanagment është shpallur fitues për marrjen në pronësi e menaxhim të KF Liria. Në garë ishin dy kandidatë, Agim Buduri dhe Rahman Kices.

Buduri në fund mori 392 pikë, kurse Raman Kiçe 566. Pasi u bë pronari i ri i klubit prizrenas, ka ardhur edhe deklarata e Rahman Kiçes.

“Ka përfunduar tani tenderi i privatizimit te Klubit FC LIRIA, klubi më i vjetër i futbollit në Kosovë. Nga sot u bëra President i Klubit FC LIRIA dhe pronar i FC LIRIA Sh.P.K. Shpresojmë se do ta sjellim klubin tonë në pikët e suksesshme që meriton sa më shpejt”, shkroi Kiçe në profilin e tij në Facebook.

Asnjë koment

Comments are closed.