Prizren; Del para gjykatës i dyshuari për vrasjen e vajzës së mitur dhe plagosjen e bashkëshortes e vajzës tjetër
Në Departamentin për Krime të Rënda të Gjykatës Themelore në Prishtinë, do të paraqitet i pandehuri për një nga rastet më tronditëse të dhunës familjare në Kosovë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se bëhet fjalë për rastin ku një vajzë e mitur u vra, ndërsa bashkëshortja dhe vajza tjetër mbetën të plagosura nga sulmi brutal që dyshohet se u krye nga anëtari i familjes.
Identitetin i të dyshuarit është Mehmet Görenç.
Në seancën e sotme, Prokuroria ka paraqitur kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit, me arsyetimin se bëhet fjalë për vrasje të rëndë dhe rrezik të përsëritjes së veprës, si dhe për sigurimin e rrjedhës normale të procedurës penale