09-05-2024

Policia demanton shkrimet për bastisjen nga strukturat serbe të zyrave të deputetit Adem Hoxha

Policia rajonale në Prizren ka demantuar shkrimet për gjoja bastisjen e zyrave të deputetit Adem Hoxha, nga struktura serbe të sigurisë, transmeton “GazetaePrizrenit.net”.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Prizren, ka njoftuar se pas publikimit të lajmit në portalin “Kosova indo”,  sot ka ndërmarrë veprime policore për të vërtetuar pohimet e dhëna në shkrimin e portalit në fjalë.

“Duke u bazuar në raportet dhe informatat që i posedojmë nga ajo zonë nuk ka asgjë të vërtetë që ndërlidhet pretendimin e shkrimit në portalin që ka të bëjë me bastisjen e zyrave të JGP dhe të deputetit Adem Hoxha, nga struktura të huaja të sigurisë (struktura serbe)”, thuhet në kumtesë e DRP-së në Prizren.

Në rajonin e Sharrit (ish-Dragashit) ka pasur dyshime për ekzistimin e strukturave të dirigjuara nga Serbia./GazetaePrizrenit.net/

Asnjë koment

Comments are closed.