27-07-2025

Prizren: Dëme të konsiderueshme nga zjarri, përfshirë edhe ngordhjen e tri lopëve

Policia njoftoi se gjatë ditës së sotme, sipas informatave që ka deri më tani, janë raportuar shpërthime zjarri në disa zona të komunave Prizren dhe Suharekë. Konkretisht, zjarre kanë shpërthyer në:

Fshatin Lubizhdë, Prizren

Fshatrat Dubravë, Sopijë dhe Sllapuzhan, Suharekë si dhe disa zona të tjera.

Deri më tani, nuk janë raportuar dëme në njerëz, por si pasojë e zjarreve janë shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, përfshirë ngordhjen e së paku tre lopëve.

Zjarrfikësit, të ndihmuar nga policia dhe qytetarët, kanë arritur të shuajnë vatrat e zjarrit dhe situata tashmë konsiderohet e stabilizuar. Në këtë moment, zjarret janë shuar plotësisht dhe nuk ka më rrezik të menjëhershëm për banorët dhe pronën e tyre.

Asnjë koment

Comments are closed.