Prizren: Dëme të konsiderueshme nga djegia e një punëtorie mobiliesh
Një punëtori mobiliesh është përfshirë nga zjarri në rrugën “Arta” në Prizren, dje pasdite.
Pronari i kësaj mobilerie i ka thënë policisë se një objekt i tij që shërbente si punëtori mobiliesh është përfshirë nga zjarri.
Sipas ankuesit dyshohet se deri te zjarri ka ardhur për shkak te problemit me energji elektrike, ndërsa vlera e dëmit është e konsiderueshme, thotë policia.
Një vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse policore si dhe zjarrfikësit të cilët e kanë shuar zjarrin. Përveç dëmeve materiale nuk ka pasur të lënduar.
Rasti mbetet nën hetime.