07-05-2024

Tronditëse: I riu në Prizren dhunon seksualisht djalin 8-vjeçar, incizon dhe shpërndan pamjet e aktit të shëmtuar 

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Ajo çka e bën edhe më tronditëse, është se në shumë raste viktima janë edhe fëmijët të moshave të vogla, të cilët keqpërdoren seksualisht nga të rriturit, raporton Gazeta Sinjali.

Një ngjarje tejet e rëndë dyshohet të ketë ndodhur në fshatin Malësi e Re në Prizren, ku një fëmijë 8-vjeçar është dhunuar seksualisht.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se rastin tronditës e ka denoncuar babai i djalit, i cili ka njoftuar se ka pranuar pamje të aktit të tmerrshëm përmes telefonit.

Bazuar në dëshminë e tij, i dyshuari ka filmuar aktin e dhunimit dhe të njëjtën video më pas ia ka dërguar në rrjete sociale.

Si rezultat i denoncimit, njësitë policore kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që të dyshuarit t’i caktohet masa e ndalimit policor dhe i njëjti do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e veprës penale ‘Dhunim’./GazetaSinjali/

Shpallje:

SHITET SHTËPIA në Prizren 

Shtëpia ndodhet në rrugën “Faredin Hoti” (ish- rruga e Red Bullit)
Mund të jetë një imazh i ndriçimi
Ka dy kate ( e mobiluar ) me orientim nga Lindja. Sipërfaqja 2 ari.
Kati I ka kuzhinë e sallon – 1 dhomë, banjë dhe këndin nënshkallë.
Kati II ka 3 dhoma, banjë, dy ballkone.
Mund të ndahet në kate të veçanta, si dy banesa.
Ka shkallë normale për tavan, që ka dritare dhe ballkon.
Shtëpia ka 3 ballkone dhe një terasë, të gjitha të rregulluara me qeramikë.
Ka garazh dhe kuzhinë verore.
Ka dokumente të rregullta.
Çmimi sipas marrëveshjes. Tel: +383 44 230 330

Mund të jetë një imazh i pemë

 

Asnjë koment

Comments are closed.