27-08-2026

Prizren: Dënohen me 400 euro dhe sekuestrim të patentë-shoferit për 10 muaj dy “garues” të shpejtësisë

Njësitet Rajonale të Trafikut Rrugor në Prizren, gjatë patrullimit dhe mbikëqyrjes së trafikut rrugor, më datë 27.08.2026, rreth orës 01:10, në rrugën Prizren – Landovicë, kanë hasur dy automjete duke zhvilluar gara shpejtësie.

Sipas njoftimit, të dy kundërvajtësit janë ndaluar menjëherë dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masat ligjore për kundërvajtjet e shkaktuara.

Siç bëhet e ditur, secili prej tyre është dënuar me 400 euro gjobë dhe masën e ndalimit të drejtimit të mjetit, përkatësisht sekuestrimit të patentë-shoferit për 10 muaj.

Policia e Kosovës thekson tutje se mbetet e përkushtuar në rritjen e sigurisë në trafikun rrugor dhe u bën thirrje të gjithë pjesëmarrësve në komunikacion që të respektojnë rregullat e qarkullimit, me qëllim të parandalimit të aksidenteve dhe mbrojtjes së jetës dhe pasurisë së qytetarëve.

Asnjë koment

Comments are closed.