27-07-2024

Prizren: Dënohet me 24 vjet burgim i akuzuari për dhunimin e dy vajzave të mitura

Gjykata Themelore në Prizren, Departamenti për të mitur, ka shpallur aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit E.G për shkak se:

Nga muaji nëntor 2023, deri në 1 mars 2024, e detyron personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuar (I) – nën moshën 14 vjeç

Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7  lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77 të KP-së.

Nga koha e pavërtetuar deri në 1 mars 2024, e detyron personin tjetër për të kryer aktin seksual të dëmtuarën   (II)   – nën moshën 14 vjeç“.

Me këto veprime kryen veprën penale dhunimi nga neni 227 paragrafi 8 dhe 7  lidhur me paragrafin 4 pika 4.9 lidhur me nenin 77  të KP-së.

Andaj Gjykata, në kuptim të Kodit Penal dhe Kodit të Procedurës Penale, të akuzuarit E.G., e GJYKON:

  • DENIM UNIK ME BURGIM në kohëzgjatje prej 24- vjetësh (në të cilin dënim do ti llogaritet koha e kaluar në paraburgim nga 1 marsi 2024)

Asnjë koment

Comments are closed.