Prizren: Deri tash kanë votuar 46 të burgosur
Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e Lirive të Njeriut ka bërë të ditur se nga ora 09:40 deri në orën 14:00 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren kanë votuar 46 të burgosur,8 të burgosur kanë refuzuar të votojnë, 2 ndodhen në spital ndërsa 3 janë shtetas të huaj.
“Me dt.14.02.2021 nga ora 09.40 deri në ora 14.00 në Qendrën e Paraburgimit në Prizren (Qendra 200101) votuan 46 të burgosur, nga 60-të sa aktualishtë ishin në këtë institucion. Refuzuan të votojnë 8-të të burgosur, 2 ndodhen në Spital, 3 të tjerë të dënuar janë shtetatas të huaj (pa të drejtë vote) dhe një nuk pasur të dhëna në mungesë të letrnjoftimit, nuk i është ditur numri personal”, bëhet e ditur për media.
Sipas KMDLNJ’së, procesi, ka ecur mirë dhe është drejtuar nga komisioni tre anëtarësh i KKZ-së në Prizren.