22-11-2024

Prizren: Dështon seanca e shqyrtimit gjyqësor ndaj pronarit të “Abi-t”, Irfan Fushës

Sot, në Gjykatën Themelore ka dështuar të mbahet shqyrtimi kryesor ndaj Irfan Fushës, si person përgjegjës i kompanisë Sh.P.K “Abi Elif”.

Shkak për mos mbajtjen e kësaj seance ishte mungesa e përfaqësuesit të Komunës së Prizrenit, për të cilin, gjyqtarja Vjollca Buzhala  deklaroi se ka prova se është ftuar në mënyrë të rregullt, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Pasi që Komuna është palë e dëmtuar në këtë çështje gjyqësore, gjyqtarja gjykuese konstatoi se nuk janë plotësuar kushtet për mbajtjen e kësaj seance, andaj ky shqyrtim u shty për datën 22 tetor 2020 në ora 10:00.

Ndryshe sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Prizren, Irfan Fusha akuzohet se si person përgjegjës i personit juridik SH.P.K “Abi Elif”, vepron në kundërshtim me ligjin për ndërtim dhe me kushtet e lejes së ndërtimit.

Sipas aktakuzës  me këtë rrezikon jetën, trupin dhe pasurin, duke mos respektuar Aktvendimin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren me nr. 17-354-56 të datës 08.05.2018 për ndërprerjen e punimeve në lokacionet të cilët janë jashtë lejes ndërtimore dhe dokumentacioni teknik-kopjes së planit, ashtu që vazhdon punimet duke bërë murimin e disa mureve, vendosjen e kabllove të elektrikes, rrafshimin e pllakave, të gjitha këto punime në objekt në kundërshtim me lejen e ndërtimit me nr. 04-351/02-35032, të datës 11.04.2017.

Me këtë, akuzohet se ka  kryer veprën penale, punimet ndërtimore të kundërligjshme

Në pikën e dytë të aktakuzës akuzohet se i pandehuri personi juridik: Ndërmarrja e Re-Industria Ushqimore SH.P.K “Abi Elif” në Prizren, II. Prej datës 11.04.2017 deri me 04.07.2018, në Prizren, në rrugën “Tirana”, saktësisht në parcelën kadastrale 6939-0 ZK Prizren, i pandehuri personit juridik, vepron në kundërshtim me ligjin për ndërtim nr.04/L-110 dhe me kushtet e lejes së ndërtimit.

Sipas aktakuzës me këtë rrezikon jetën, trupin dhe pasurin, duke mos respektuar Aktvendimin e Inspektoratit Komunal të Ndërtimtarisë në Prizren me nr. 17-354-56 të datës 08.05.2018 për ndërprerjen e punimeve në lokacionet të cilët janë jashtë lejes ndërtimore dhe dokumentacioni teknik-kopjes së planit, ashtu që vazhdon punimet duke bërë murimin e disa mureve, vendosjen e kabllove të elektrikes, rrafshimin e pllakave, të gjitha këto punime në objekt në kundërshtim me lejen e ndërtimit 351/02-35032, të datës 11.04.2017.

Me këtë, kanë kryer veprën penale, punimet ndërtimore të kundërligjshme

Sipas pikës së tretë të aktakuzës Irfan Fusha, akuzohet se prej datës 11.06.2018 deri me 04.07.2018, në Prizren, në rrugën “Tirana”, saktësisht në parcelën kadastrale 6939-0 ZK Prizren, ku është duke u ndërtuar objekti ndërtimor afarist “Abi Çarshia”, në bazë të lejes ndërtimore të lëshuar nga drejtoria e Drejtoria e Urbanizmit dhe Planifikimit Hapësinor me nr.04-351/02-35032 të datës 11.04.2017, i pandehuri vepron në kundërshtim me Aktvendimin e Inspektoratit Komunal Ndërtimtarisë në Prizren me nr. 17-354-56, të datës 08.05.2018 për ndërprerjen e punimeve, në mënyrë vullnetare i heq shiritat e vendosur nga Inspektorati Komunal për ndërprerjen e punimeve sipas procesverbalit me nr. 0003580, të datës 11.06.2018.

Me këtë Irfan Fusha akuzohet se ka kryer veprën penale, heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave. /BetimipërDrejtësi

Asnjë koment

Comments are closed.